Nuk e pagoi për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës në Dhërmi

Nuk e likuidoi për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës në Himarë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin turistik të Dhërmiut ditën e djeshme, pas një konflikti mes pronarit të ndërtesës në zonën bregdetare dhe një 35-vjeçari që pretendonte se nuk i ishte shlyer detyrimi financiar për punën që kishte bërë.
Policia vendore njoftoi se s specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim L. S., 35 vjeç, banues në Tiranë.
“Ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi M. C., 27 vjeç, banues në Kavajë, se në banesën që qëndronte në fshatin Dhërmi, L. S. e ka goditur me grushte për një pagesë pune të palikujduar”, sqaroi policia për rrethanat paraprake të ngjarjes.
Pas marrjes së dëshmisë dhe kryerjes së veprimeve hetimore, dosja i kaloi Prokurorisë së Vlorës për hetime të mëtejshme.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
Zombit përballë Gen Z!
Shqipëria ka nevojë për një Republikë të reformuar!
Dy opozitat e Shqipërisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128