Nuk paguante dot gjobën dhe u ndalua në aeroport, shefi shpëton shqiptarin në Gjermani

11 Janar 2024, 10:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nuk paguante dot gjobën dhe u ndalua në aeroport, shefi shpëton
Një 26-vjeçar shqiptar në Gjermani u arrestua në aeroport, por u shpëtua nga shefi i tij në çastet e fundit. Sipas mediave vendase, shqiptari po bënte kontrollet e fundit në aeroportin e Hamburgut, kur iu vunë prangat për shkak se ai ishte dënuar me gjobë sepse kishte kaluar afatet e qëndrimit në Gjermani.

26-vjeçari duhej të paguante 1290 euro gjobë, plus 78 euro për kostot procedurale në të kundërt, duhej të kryente një dënim me 129 ditë burg. Ai nuk ishte në gjendje të bënte pagesën, por për fat të mirë, në minutat e fundit, ndërhyri shefi i tij. Ai erdhi në aeroport dhe pagoi gjobën prej 1368 eurosh te policia federale e më pas shqiptari, u lejua të vazhdonte fluturimin e tij.

 

Po ndodh...

ide