
Numri i lartë i aksidenteve, eksperti: Të pezullohet patenta, gjobat nuk bëjnë efekt

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësia tej normave të lejuara gjatë udhëtimit janë shkaqet kryesore të aksidenteve, e sidomos kur janë me pasoja të rënda në humbje jete. Për ekspertin e Sigurisë Rrugore Islam Qibinin shqetësues është tejkalimi i shpejtësisë nga moshat e reja dhe se ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor nuk kanë dhënë impakt pozitiv.
“Një nga faktorët kryesore të aksidenteve automobilistike është shpejtësia. Por ndryshimet që kanë bërë vitet e fundit, nuk kanë pasur impaktin e duhur, nuk kanë ndikuar pozitivisht në sigurinë rrugore”, tha për A2 CNN, eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini.
Sipas Qibinit, Kodi i Rrugor ka nevojë për një VKM ku të përcaktohen të gjitha shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve.
“Ka ardhur koha të kemi një rregullore, një VKM të veçantë përsa i përket rregullave të qarkullimit rrugor që duhet të kenë parasysh përdoruesit e mjeteve. Përveç Kodit Rrugor të kemi një rregullore të veçantë ku të specifikohet çdo dispozitë e Kodit Rrugor, mënyrën se si duhet që një drejtues mjeti të ktyejë një manovër”, shtoi Qibini.
Eksperti thotë se në ndryshimet e bëra gjatë viteve të fundit në Kodin Rrugor, zgjidhje nuk janë gjobat por pezullimi i patentës dhe ulja e pikëve.
“Ndryshimet e reja që u bënë në Kodin Rrugor, për shembull një drejtues mjeti që shpërfill normat e sjelljes sa i përket limitit dhe kufizimit të shpejtësisë, ai mund të paguajë dyfishin e gjobës dhe nuk i pezullohet leja e drejtimit. Kjo duhet parë pasi kemi një kategori të rinjsh që nuk e kanë problem pagimin e gjobës dhe përsëri vazhdojnë të qarkullojnë mbi normat e lejuara të shpejtësisë”, nënvizoi eksperti.
Një javë më parë, në aksin Vorë-Fushë-Krujë, katër të rinj humbën jetën në një aksident tragjik, pasi mjeti që ata udhëtonin lëvizte me shpejtësi tek normave dhe u përplasën me një betoniere që kishte ndaluar në rrugë dhe pa ndezur bllokazhin.
Një tjetër aksident i rëndë që i mori jetën tre të rinjve, drejtuesit të mjetit 20 vjeçar dhe dy vajzave që udhëtonin me të dhe nga një tjetër automjet mbetën të lënduar 4 persona ndodhi pikërisht në rrethrrotullimin në hyrje të Tiranës. Ngjarje kjo dhe një aksident po aq i rëndë i ndodhur më 9 mars të vitit 2023. Edhe në këtë aksident, hetuesit zbuluan se shkak ishte shpejtësia tej normave të lejuara.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128