Nusja i ndërroi jetë në një aksident në aksin Korçë-Bilisht, vjehrra vdes një ditë më pas nga infarkti

31 Maj 2023, 11:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nusja i ndërroi jetë në një aksident në aksin

Një tragjedi ka ndodhur në familjen Malolli, ku pas humbjes së jetës së një 50-vjeçare, një ditë më pas ka vdekur edhe vjerra e saj si pasojë e një infrakti.

Miranda Malolli, 50-vjeç, ndërroi jetë ditën e hënë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Në këtë aksident mbeti i plagosur dhe djali i të ndjerës, i cili ishte shoferi i mjetit tip “Volskëagen” që përfundoi i përmbysur jashtë rruge.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë e mjetit tip “Benz” me të cilin u përplasën pjesëtarët e familjes Malolli.

Në spital u shtruan 6 persona, si dhe u arrestua drejtuesi i mjetit tip “Benz”, një 21-vjeçar.

 

Po ndodh...