Sulmohet me breshëri automatiku lokali me pronar shqiptar në Athinë

9 Janar 2024, 12:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sulmohet me breshëri automatiku lokali me pronar shqiptar në

Biznesi i një shqiptari është sulmuar me armë gjatë orëve të para të mëngjesit në Athinë.

Sipas policisë greke, sulmi ka ndodh në orën 03:11 të mëngjesit në lokalin “Venus”, që ndodhet në rrugën Parashqevopulu, në lagjien Patisia.

Lokali u qëllua me armë automatike duke dëmtuar xhamat dhe muret e godinës, por për fat në momentin e sulmit, lokali ishte mbyllur. Në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja arme automatike.

Pronari i lokalit ” Venus” rezulton shtetasi shqiptar Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës.

Nga informacionet paraprake policia dyshon se kemi të bëjmë me shantazh, ose përplasje mes bandave shqiptare që operojnë në Athinë.

 

Po ndodh...

ide