Sulmohet s*ksualisht në komisariat shqiptarja ..ndërhyjnë policët e zyrës së emigracionit

29 Nëntor 2022, 14:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sulmohet s*ksualisht në komisariat shqiptarja ..ndërhyjnë

Shqiptarja sulmohet s*eksualisht brenda zyrës së emigracionit në një komisariat policie në Itali.

Ngjarja ndodhi në Pistoia dhe autor i dyshuar i ngjarjes është një senegalez, i cili akuzohet për tentativë përdhunimi.

Fillimisht ai mësohet se kishte insistuar që gruaja ta ndiqte në tualet, por kur ajo refuzoi, ai e kapi nga krahu dhe u përpoq ta tërhiqte me forcë.

Policët e zyrës së emigracionit janë vënë në dijeni të asaj që po ndodhte dhe kanë ndërhyrë menjëherë në mbrojtje të gruas, duke arritur me shumë vështirësi ta shkëputin nga duart e sulmuesit.

Burri i është nënshtruar masës së arrestit shtëpiak dhe është në dispozicion të organeve gjyqësore.

Sakaq, një prej policëve që ndërhyri për të shpëtuar gruan, iu desh të drejtohej në urgjencë pasi pësoi lëndime në shpatull dhe në dorën e majtë.

 

Po ndodh...

ide