Arrestohen 12 persona në Tiranë, policia jep detajet...

Policia e Tiranës ka arrestuar 12 shtetas, për drogë, plagosje dhe aksidente.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – E. S., 42 vjeç, R. Z., 55 vjeç, E. S., 25 vjeç, L. Xh., 34 vjeç, D. C., 40 vjeç dhe V. Gj., 20 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit; – R. T., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. A., 51 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. A., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. H., 23 vjeç, banues në Bathore, pasi i ka vjedhur varësen shtetasit S. B., 25 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. G., 35 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasit L. Gj., 51 vjeç, dhe M. V., 38 vjeç, të dy banues në Shtodher, Kavajë, pasi kanë vjedhur disa produkte në subjektin ku ishin të punësuar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– E. S., 42 vjeç, R. Z., 55 vjeç, E. S., 25 vjeç, L. Xh., 34 vjeç, D. C., 40 vjeç dhe V. Gj., 20 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;
– R. T., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. A., 51 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
-
VIDEO/ Yuri Kim sulmohet në mes të Tiranës, ndërhyjnë truprojat
29 Nëntor, 12:51 -
Emri/ Aksident në tiranë, vdes 51 vjeçarja. Arrestohet shoferi
29 Nëntor, 12:44 -
Vritet me plumb pas koke shqiptari në Gjermani
29 Nëntor, 11:28
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



