VIDEO/ Yuri Kim sulmohet në mes të Tiranës, ndërhyjnë truprojat

Ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është sulmuar nga një qytetar, teksa ka qenë duke ecur në sheshin "Skënderbej".
Pamjet po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, një qytetar i afrohet Yuri Kim dhe i bërtet, teksa ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e truprojave, të cilët e kanë larguar.
Mësohet se personi që i bërtet shefes së diplomacisë amerikane në Tiranë është Sokol Sylisufajn, një personazh i njohur për mediat që denoncon shpesh para dyerve të SPAK.
Nuk dihet se për çfarë qytetari i ka kërkuar “llogari” Kim, por në videon e mëposhtme shihet se ambasadorja më pas është larguar duke u futur në xhaminë e Et’hem Beut. “U krye…Mos e fut aty. Mos e fut aty o Vuçiç”, dëgjohet t’u drejtohet Sokol Sylisufaj, shoqëruesvee të Kim.
-
Emri/ Aksident në tiranë, vdes 51 vjeçarja. Arrestohet shoferi
29 Nëntor, 12:44 -
-
Vritet me plumb pas koke shqiptari në Gjermani
29 Nëntor, 11:28
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



