Vritet me plumb pas koke shqiptari në Gjermani

29 Nëntor 2022, 11:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vritet me plumb pas koke shqiptari në Gjermani

Një 42-vjeçar shqiptar është vrarë në një atentat me armë zjarri në qytetin e Krefeld në Gjermani, teksa po lëvizte me biçikletë në qendër të qytetit. Nga raportimet e mediave gjermane, të shtënat u shënuan rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të hënës duke tronditur qytetin e qetë në veriperëndim të Gjermanisë.

Autori ose autorët mësohet se e kanë qëlluar në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër. Duket si një ekzekutim i plotë. Më pas sulmuesi u largua”, shkruan Bild.

“Kishte një vrasje”, konfirmoi zëdhënës i policisë, por pa dhënë detaje në lidhje me identitetin e viktimës.

Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe kanë marrë pamjet filmike të bizneseve për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Po ndodh...

ide