"Atentatorët e ndoqën shënjestrën prej disa ditësh,", zbulohen detaje të reja nga atentati në Don Bosko: Autorët e pritën...

5 Shtator 2024, 11:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

"Atentatorët e ndoqën shënjestrën prej disa

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me atentati në “Don Bosko” të datë 03.09.2024, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Sipas burimeve, atentatorët kanë ndjekur prej disa ditësh lëvizjet e shënjestrës dhe e kanë pritur me makinë 30 minuta në afërsi të lokalit, të parkuar në një cep pallati.

Gazetari Igli Çelmeta, raporton "se dy të plagosurit kanë ardhur dhe janë ulur në verandë gjatë kohës që autorët i prisnin në afërsi. Nga kamerat e sigurisë, autorët kanë lëvizur me automjet për t’u siguruar se janë ulur aty dhe kanë saktësuar tavolinën.

Më pas janë rikthyer para lokalit, kanë kthyer makinën sepse rruga te pallati është rrugë qorre, kanë qëlluar dhe janë larguar menjëherë nga kanë ardhur. Sa i përket itinerarit, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të grupit hetimor, u zbulua se makina ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes.

Të njëjtin intinerar ndoqi edhe në kthim, derisa e dogjën makinën në Qerekë, sapo kalon Kamzën", tha gazetari.

NJOFTIMI I POLICISË TIRANË:

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit Kastriot Elezi, 45 vjeç, dhe Renaldo Metushi, 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

DINAMIKA E NGJARJES

Shënjestra, Kastriot Elezaj ishte në tavolinë, në verandën e një lokali në afërsi të OSHEE-së, i shoqëruar me një të ri, që sipas të dhënave është vetëm 22 vjeç, ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa personi tjetër, i cili u identifikua si Kastriot Elezaj, ka marrë dy plumba, një në pjesën e krahut dhe një në gjoks.

Një nga tre personat që gjendeshin në mjet, ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar mbi ta. Më pas ka hyrë në makinë dhe mjeti ka marrë rrugën në drejtim të Institutit, ka kaluar në Kamzë dhe në zonën e Qerekës, aty i kanë vënë flakën mjetit.

Policia ka mundur të gjejë vetëm makinën në flakë dhe një armë automatike brenda ndërsa pamjet filmike kanë fiksuar në automjet tre persona, që të gjithë, sipas kryepolicit të Tiranës kanë qenë me maska.

Janë shoqëruar disa persona që janë gjendur në lokal, mes të cilëve dhe kamerieri, të cilët pas dhënies së dëshmisë janë lënë të lirë. Autorët nuk dihet se çfarë drejtimi kanë marrë, ndërsa policia bëri me dije se po punon për identifikimin e tyre.

 

Po ndodh...