‘Pandora’/ Aksioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, zbulohet Call Center-i që mashtronte shtetas gjermanë, arrest me burg për 5 persona

31 Korrik 2025, 15:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

‘Pandora’/ Aksioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet gjermane, lidhur me hetimet paralele mbi krimin kompjuterik, prokurori i SPAK, Eneid Nakuci, që ka hetuar çështjen, ka folur në lidhje me veprimtarinë e grupit kriminal.

Sipas SPAK, për krimin kompjuterik janë në arrest në burg për 5 persona, ndërsa arrest në shtëpi edhe 3 të tjerë. Për mashtrimin kompjuterik, u arrestuan 6 persona që ishin në Shqipëri, në kërkim janë 2 të tjerë.

Sipas hetuesve, qindra gjermanë kanë ranë pre e mashtrimit kompjuterik, ndërsa grupi e kishte bazën në Shqipëri, ku përdorte për mashtrim një Call Center.

Rreth 365 mijë euro mësohet të jetë dëmi i shkaktuar qytetarëve gjermanë të rënë pre e këtij mashtrimi.

Eneid Nakuçi: U mbyll faza e hetimit në aksionin ‘Pandora’ për call center-at. Hetimi ka nisur në 2023, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme në Gjermani. Grupi vepronte si oficerë policie të rremë që përpiqeshin të rikuperonin dëmet dhe humbjet nga Forex. Në 18 prill të vitit të kaluar, SPAK ka ushtruar kontroll në ambientet e një call center-i në Tiranë, ku u administruan prova. Gjermanët dërguan prova materiale, që çuan në dyshime për ekzistencën e një grupi kriminal, jo vetëm të huaj. Ne 28 korrik gjykata ka caktuar arrest me burg për pesë shtetas.

Po ndodh...