
Paralajmërimi i policisë: Gjobë kush lëviz në mjet me fëmijë nën moshën 12 vjeç pa rrip sigurimi

Evidentim dhe ndëshkimin me gjobë, këto janë masat e policisë rrugore për ata të cilët konstatohen duke lëvizur në makinë me fëmijë nën moshën 12 vjeç, pa rrip sigurimi apo sistemet e fiksimit. Gjoba u janë vendosur nga 5 deri në 15 mijë drejtuesve të mjeteve, të cilët u konstatuan në shkelje.
Përmes një komunikate bëhet me dije se si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të drejtuesve të automjeteve, të cilët mbajnë fëmijë nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit.
“Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijës, kur ai ndodhet aty në çastin e kryerjes së shkeljes.
Në rast se shkelësi është drejtuesi i mjetit, përveç masës së parë administrative, atij i vendoset edhe masa administrative plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
ide

26 maji 1996-maskarada që nuk duhet harruar kurrësesi

Të vërtetat që vulosi 14 maji për demokratët

Boll me “masakrën elektorale”!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128