Parashikimi i motit për sot, vendi përballet me luhatje temperaturash

20 Prill 2025, 08:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Parashikimi i motit për sot, vendi përballet me luhatje temperaturash

Parashikohet rënie e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të freskëta me origjinë Veriperëndimore.

Kjo do të sjellë ndryshim të situatës atmosferike në vend.

Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Veriore dhe Qëndrore duke lënë Jugun nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat do të shtohen gradualisht në të gjithë territori e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 27°C vlera maksimale në qarkun e Durrësit.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor; për pasojë; në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Po ndodh...

ide