Parashqevi Simaku rikthehet “në shtëpi”, sonte në Festivalin e Këngës në RTSH! Çfarë pritet të ndodhë

Parashqevi Simaku, ikona e muzikës shqiptare, që ditët e fundit u kthye edhe në ikonë rrjeti me lajmet e bujshme, sonte do të rikthehet në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH. Nata e tretë e këtij festivali është një mbrëmje nostalgjike, dedikuar këngëve dhe autorëve që kanë lënë gjurmë në festivale ndër vite.
Nata e Nostalgjisë u dedikohet këngëve që kanë bërë historinë e festivalit ndër vite. Sonte, ato do të interpretohen në duet nga artistët pjesëmarrës të Fest 63.
Rikthimi i Simakut në festival ka ngjallur shumë interes në publik, pasi ajo kishte kohë që ishte larguar nga jeta publike dhe muzikore. Ky rikthim i Simakut vjen pas disa ditësh me lajme të trishta dhe shumë dinamika nga jeta personale e artistes shqiptare.
Lajmin për rikthimin e Parashqevisë në festival e ka publikuar në faqen e tij zyrtare të sipërmarrësit Elton Ilirjani, I cili prej disa ditësh ka marrë përsipër të mbështetë rikthimin e bujshëm të këngëtares shqiptare.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

