Djali i Parashqevi Simakut nuk bën pjesë në familjen e re të babait të tij?

Robert Nolfe, ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, ka ndërtuar një jetë të re pas ndarjes me këngëtaren shqiptare. Ai është i martuar prej disa vitesh me një këngëtare suedeze, dhe së bashku ata jetojnë në New York City, ku kanë hapur një Akademi Muzikore që ofron mundësi për fëmijët dhe talentet e reja muzikore.
Çifti ka një vajzë rreth 10-11 vjeç, e cila shpesh shfaqet në rrjetet sociale të prindërve të saj, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Megjithatë, ajo që bie në sy është mungesa e djalit të Parashqevi Simakut, Luke Nolfe, i cili nuk është i pranishëm në publikimet e familjes së re, një detaj që ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me marrëdhëniet brenda familjes.
Sa i përket Luke Nolfe, djali i Parashqevisë, ai ka zgjedhur një jetë të thjeshtë dhe tani jeton në Woodstock, Georgia. Luke punon si paketues për kompaninë FedEx, një profesion që është larg botës artistike dhe showbiz-it që lidhet me emrin e nënës së tij. Për momentin, nuk dihen shumë detaje mbi marrëdhënien e tij me të atin, Robertin, dhe nënën, Parashqevi, por spekulimet kanë ngritur më shumë pyetje për situatën e tij familjare.
Mbetet të shihet nëse më shumë detaje do të dalin në pah në të ardhmen rreth marrëdhënieve të tij me prindërit dhe jetës së tij personale. /TAR/
-
Bien temperaturat, si do të jetë moti gjatë fundjavës
21 Dhjetor, 17:11
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

