Parlamenti Evropian miraton progres raportin për Shqipërinë, dritë jeshile për hapjen e negociatave

20 Prill 2022, 19:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Parlamenti Evropian miraton progres raportin për Shqipërinë,

Një tjetër dritë jeshile ka ardhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në çeljen e negociatave

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian votoi me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime raportin e Isabel Santos mbi vlerësimin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në integrimin europian gjatë 2021.

Santos i bëri thirrje BE-së të “vlerësojë në mënyrë kritike implikimet historike të rëndësishme të sigurisë për stabilitetin dhe unitetin në kontinentin evropian dhe në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës. Ajo gjithashtu përgëzoi Shqipërisë si një partner i besueshëm dhe i përkushtuar i politikës së jashtme, në përputhje plotësisht me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së.

Eurodeputetët theksuan solidaritetin dhe simpatinë e plotë me qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe shprehin keqardhje për dështimin e hapjes së negociatave të dy vendeve.

Sipas tyre, ky dështim minon qëndrimet e publikut ndaj BE-së dhe është një rrezik serioz për politikën e zgjerimit të BE-së në tërësi. Eurodeputetët kanë theksuar gjithashtu se vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.

Megjithë mbështetjen në Parlamentin Evropian, çelja e negociatave për dy vendet duket e vështirë për shkak të vetos së Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut.

Ky qëndrim prek edhe Shqipërinë, pasi BE e trajton procesin për dy shtetet si një të vetëm, pavarësisht se nga Tirana zyrtare ka pasur zëra që kërkojnë ndarjen nga Shkupi për vijimin e negociatave.

 

Po ndodh...

ide