Putin teston raketën balistike 'Satan 2': Ata që na kërcënojnë, ta mendojnë dy herë

20 Prill 2022, 18:38 / KOSOVA ALFA PRESS

Putin teston raketën balistike 'Satan 2': Ata që na

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia ka kryer me sukses një testim të raketës balistike ndërkontinentale Sarmat, raporton AFP.

Sarmat, i quajtur “Satan 2” nga analistët perëndimorë, është ndër raketat e gjeneratës së ardhshme të Rusisë që Putin i ka quajtur "të pathyeshme". Ai është projektuar për të zëvendësuar Voevoda ICBM të epokës sovjetike, i njohur me emërtimin e NATO-s, SS-18 Satan.

E projektuar për t'iu shmangur sistemeve të mbrojtjes kundër raketave me një fazë të shkurtër të nxitjes fillestare, duke u dhënë sistemeve të mbikqyrjes armike një dritare të vogël për të gjurmuar, raketa balistike ndërkontinentale shumë e rëndë mund të mbajë koka të shumta.

Duke iu drejtuar ushtrisë ruse në fjalimet televizive, Putin tha:

"Ju përgëzoj për lëshimin e suksesshëm të raketës balistike ndërkontinentale Sarmat.

Kjo armë vërtet unike do të forcojë potencialin luftarak të forcave tona të armatosura, do të forcojë sigurinë e Rusisë nga kërcënimet e jashtme dhe do t'i bëjë ata që, në nxehtësinë e retorikës agresive, përpiqen të kërcënojnë vendin tonë, të mendojnë dy herë."

Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, testi u zhvillua "me sukses" në kozmodromin Plesetsk në veri të Rusisë.

Ministria tha:

"Sarmat është raketa më e fuqishme me rrezen më të gjatë të shkatërrimit të objektivave në botë, e cila do të rrisë ndjeshëm fuqinë luftarake të forcave strategjike bërthamore të vendit tonë."

 

Po ndodh...

ide