Parukierja nuk i paguan qeranë, pronari thyen xhamat e objektit

5 Nëntor 2024, 10:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Parukierja nuk i paguan qeranë, pronari thyen xhamat e objektit

Policia e Pogradecit ka nisur procedim penal ndaj një 54-vjeçari, banues në këtë qytet, i cili akuzohet për dëmtim të pronës. Ngjarja ndodhi pasi shtetasi A.T., pronari i një objekti të dhënë me qira, dyshohet të ketë thyer xhamat e një parukerie ku ushtronte aktivitetin e saj një grua 45-vjeçare.

Sipas deklaratës së policisë, pronari pretendon se qiramarrësja nuk ka shlyer qiranë mujore në përputhje me kontratën e lidhur mes palëve. I dyshuari raportohet të ketë deponuar para oficerëve të policisë se ka ndërmarrë veprimin për shkak të mosrespektimit të detyrimeve financiare nga ana e 45-vjeçares.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. T., 54 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka dëmtuar xhamat e një biznesi (parukeri) ku ushtronte aktivitetin një 45-vjeçare, me pretendimin se objekti është në pronësi të tij dhe se 45-vjeçarja nuk i kishte paguar qiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ndodh...