Pas më shumë se pesë orësh, ish-ministri Arben Ahmetaj përfundon dëshminë në SPAK

22 Qershor 2023, 17:46 / AKTUALITET AKUZA

Pas më shumë se pesë orësh, ish-ministri Arben Ahmetaj

Pas më shumë se 5 orësh, Arben Ahmetaj ka dalë nga godina e SPAK.

Ish-zëvendësi i Edi Ramës, u paraqitur në prokurorinë speciale pak para mesditës dhe ka qëndruar aty për më shumë se 5 orë e gjysëm.

Për mediat e shumta që e prisnin në derën e SPAK, Ahmetaj nuk ka preferuar të japë shumë detaje.

‘Sqaruam pozicionet, faleminderit’, tha ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

SPAK po zhvillon hetime për një sërë veprash penale, duke nisur nga pastrimi i parave dhe korrupsioni.

Gjithashtu organi i akuzës ka vendosur në sekuestro preventive dy vila të cilat dyshohet se janë në pronësi të bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së ish-zëvendëskryeministrit.

Teksa po futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Ahmetaj iu drejtua edhe gazetarëve të pranishëm, duke iu thënë: Ça lajmi ë, ça lajmi!

 

 

Po ndodh...