Pedagogu shpjegon tërheqjen e detit: Janë baticat dhe zbaticat pranverore

Osman Metalla, profesor në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka shpjeguar fenomenin që ditët e fundit i ka rënë në sy shumë njerëzve, “tërheqja” e detit.
Metalla thotë se uljet dhe ngritjet periodike të nivelit të detit njihen me emërtimin batica dhe zbatica. Ai shpjegon se kur Toka, Hëna dhe Dielli janë të rreshtuar, fuqia e tyre gravitacionale rritet dhe shkakton ato që njihen baticat dhe zbaticat pranverore, të cilat janë mjaft të dukshme.
“Kam dëgjuar shumë njerëz që pyesnin sot: Ç’është kjo zbaticë kaq e theksuar?
Një fenomen i cili ishte vënë re nga shumë njerëz edhe për faktin se ishte dite e bukur e me diell dhe mjaft qytetarë kishin dalë ta shijonin këtë ditë buzë detit. Dhe largimi i dukshëm i detit i kishte bërë kurioz. Për më tepër më erdhi një foto nga miku im Arian Dedej i cili më bëri të njëjtën pyetje? Përse është ulur kaq shumë niveli i detit? Dhe për rastësi fotoja që më erdhi ishte marrë pikërisht nga pothuaj i njëjti pozicion që une kisha bërë foto në Janar të vitit 2018. Dhe zbatica duket pothuaj e njëjtë…
Në fakt uljet dhe ngritjet periodike të nivelit të detit njihen me emërtimin batica dhe zbatica të cilat ndodhin në mënyrë periodike afro çdo 6 orë. Lëvizja e Hënës përreth Tokës bëhet në një kohë prej 24h49m, dhe njëkohësisht distanca e Hënës nga toka nuk është gjithnjë e njëjtë. Në këtë moment që po shkruaj distanca e Hënës nga Toka është 227 326 milje dhe kjo distancë është e ndryshueshme (marrë nga aplikacionet).
Njëkohësisht edhe Dielli ka tërheqje gravitacionale në momentin kur Toka, Hëna dhe Dielli janë të rreshtuar, fuqia e tyre gravitacionale rritet duke shkaktuar ato që njihen si baticat dhe zbaticat pranverore të cilat janë mjaft të dukëshme si rasti i këtyre ditëve”, shpjegon Metalla.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
