Përfshihet nga flakët një banesë në Fier, shpëtojnë mrekullisht familjarët
16 Mars 2024, 16:10 / AKTUALITET

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier.
Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ndërsa janë shkrumbuar pothuajse të gjitha orenditë e banesës.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë pas njoftimit dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin familjarët të cilët kanë dalë menjëherë jashtë. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
-
-
Gjykata e Posaçme lë në burg Evis Berberin
16 Mars, 15:43 -
VIDEO/ Makina shkrumbohet në mes të Tiranës
16 Mars, 15:39
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



