Përfundon seanca, lihen në burg të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë

1 Tetor 2023, 13:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përfundon seanca, lihen në burg të arrestuarit e bandës

Lihen në burg të arrestuarit si pjesë e bandës së Laert Haxhiut. Grupi ka dalë para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për seancën e vlerësimit të masës së arrestit, që drejtohej nga gjyqtarja Megi Strakosha.

Pasi ka dëgjuar palët, Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke konfirmuar masën “arrest me burg” për të arrestuarit.

Kështu gjykata ka vendosur arrest në burg për Artan (Marjus) Tafanin, Lulzim Arapin (Spahija), Bujar Abedinin, Enriko Xhahysën, Klea Gjatën, Maringlen Topuzin, Idriz Manejn, Fatjon Veliun, Ligor Romackan, Bledar Berberin dhe Erisjano Abedinin.

Policia e Shtetit gjatë megaoperacionit arrestoi 11 persona si dhe shpalli në kërkim 4 të tjerë.
Ndërkohë që po procedohet për ekstradimin e Laert Haxhiut i cili është arrestuar në Greqi në maj të këtij viti.

Anëtarët e kësaj bande që ka shkaktuar disa viktima përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”, i cili bëri të mundur kapjen e disa personave me rrezikshmëri kriminale që bënin pjesë në Bandën e Laert Haxhisë, pjesë e të cilës ishte edhe shtetasi Artan Tafani.

Ky tashmë është shndërruar në të penduarin e drejtësisë. Nga deklarimet e tij para organit të akuzës janë zbardhur disa nga ngjarjet kriminale më tragjiket në vendin tonë të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi.

Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

Kërkesa për masën “Arrest në burg” për:
1. Artan Tafani
2. Laert Haxhiu
3. Lulzim Spahia
4. Ligor Romacka
5. Erisjano Abedini
6. Marglen Topuzi
7. Idriz Manej
8. Bujar Abedini
9. Enriko Xhahysa

10. Bledar Berberi
11. Klea Gjata
12. Fatjon Veliu

AKUZAT
1-Artan (Marjus) Tafani akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku [2 herë] ), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli)

2-Lulzim Spahija (Arapi), akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe Arjan Aliço), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele).

3-Ligor Romacka, i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (2 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

4-Erisiano Abedini i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku).

5-Bledar Berberi i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj).

6-Maringlen Topuzi i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)

7-Idriz Manej, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), të parashikuar nga neni 78 e 25 të Kodit Penal.

8-Fatjon Veliu, i akuzuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).

9-Bujar Abedini, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi).

10-Enriko Xhahysa, i akuzuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)

11-Klea Gjata e akuzuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.