Përmbytjet regjistrojnë dëme të shumta materiale, Maliqi zona më e prekur! Mbi 130 objekte me prezencë uji

22 Nëntor 2025, 22:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përmbytjet regjistrojnë dëme të shumta materiale, Maliqi

Qarku i Korçës vijon të përballet me pasojat e reshjeve intensive, por situata po shënon përmirësim të ndjeshëm në shumicën e zonave.

Bashkia Korçë Në njësitë administrative Bulgarec, Vithkuq, Drenovë dhe Mollaj uji është tërhequr plotësisht dhe po punohet për normalizimin e plotë të situatës.

Bashkia Kolonjë Janë marrë masa paraprake për devijimin e lumit në Qinam për të mbrojtur urën. Ura e Novoselës është riparuar dhe qarkullimi është normalizuar. NJVKSH po kryen shkarkimin, pastrimin dhe klorinimin e depos së ujit; banorët janë njoftuar të mos konsumojnë ujë derisa të dalin analizat.

Bashkia Maliq – zona më e prekur

Bashkia Pustec dhe Devoll Situata paraqitet e qetë dhe ujërat janë tërhequr; vijon riparimi i dëmeve.

Bashkia Pogradec Hidrovori i Tushemishtit punon normalisht, situata po shkon drejt normalizimit.

Po ndodh...

ide