Përplasen dy automjete në aksin 'Lezhë-Shkodër', plagoset një grua

7 Nëntor 2022, 09:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasen dy automjete në aksin 'Lezhë-Shkodër',

Mëngjesi i sotëm ka nisur me aksident në superstradën Lezhë-Shkodër, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka mbetur e plagosur një grua, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur. 

Aksidenti ndodhi në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit dhe e plagosura u dërgua për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

 

Po ndodh...