Përshtati banesën si laborator droge në Tiranë, Gjykata lë në burg 61 vjeçarin
21 Gusht 2025, 13:11 / AKTUALITET

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 61-vjeçarin Shkëlqim Krashi, në banesën e të cilit u gjet një sasi me lëndë narkotike me vlerë rreth 500 mijë euro.
Në seancën me dyer të mbyllura, Krashi deklaroi se sasia e drogës i kishte mbetur në një makinë në pronësi të tij prej disa vitesh, ndërsa armën e gjahut e kishte me leje.
Megjithatë, Krashi, që jetonte në Yzberisht, do të vijojë të mbahet i izoluar. Gjatë operacionit të koduar “Shape”, iu sekuestruan 17 kg kanabis në formë çokollate, 22,5 litra vaj kanabisi, 65 gramë kokainë, një pistoletë dhe një armë gjahu.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

