Farkë/ Pezullimet e policëve për ndërtimet, të padrejta? Gazetarja publikon fakte...

30 Shtator 2022, 14:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Farkë/ Pezullimet e policëve për ndërtimet, të

Një ditë pasi Agjencia e Mbikqyrjes së Policisë nisi hetimin për shkelje të rëndë, duke vënë në shënjestër 4 punonjës të policisë, pasi dyshohet se në mënyrë të qëllimshme nuk kanë marrë masa për parandalimin e paligjshmërisë gazetarja, Aida Topalli ka renditur disa fakte për Alfapress.al (raste konkrete) që sipas saj tregojnë se pezullimet janë të padrejta. Bëhet fjalë për pallatet dhe katet që janë identifikuar pa leje në zonën e Farkës dhe për këtë janë pezulluar për 30 ditë, 4 zyrtarë të policisë Shefi i Komisariatit nr 1, Bujar Mehmeti, Flamur Sula shef i postës policore në Farkë, inspektori i krimeve, Alban Rama si dhe Nazmi Kareci me detyrë specialist.

Reagimi i gazetares:

"Duket se situata lidhur me hetimin disiplinor ndaj punonjësve të policisë lidhur me pallatin në zonën e Liqenit te Thatë, Tiranë nuk është siç duket pasi përpos problematikave që ka Policia e Shtetit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, luftën kundër krimit te organizuar, qarkullimin rrugor, etj… i duhet të merret edhe me krimet mjedisore, ndërtimet pa leje dhe verifikimin e lejeve të ndërtimit që jepen nga Institucioni i bashkisë .

Sa për rastin e pallatit pa leje të ndërtuar në afërsi të Liqenit të Thatë, nga ana e postës së policisë Farkë shoqëria “Xheluks Konstruksion” është proceduar për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, vepër penale e parashikuar në nenin 199/a i Kodit Penal, konkretisht më datë 10.05.2021.

Gjithashtu në muajin Tetor 2021, punonjësi i policisë N/Komisar Alban Ramaj emërohet me punë specialist i hetimit te krimeve ne Postën e Policisë Farkë, pranë Komisariatit të Policisë Nr.1

Nisur nga fluksi i madh i ndërtimeve në këtë zonë , kryesisht komplekse ndërtimi pallatesh dhe pamundesisë për t’i kontrolluar apo verifikuar çdo ndërtim, apo leje ndertimi, Posta e Policisë Farkë , konkretisht oficeri i policisë Alban Ramaj (ndaj të cilit është dhënë vendimi i pezullimit nga detyra ) me datë 16.03.2022 i ka dërguar një email Shefit të Komisariatit të Policisë nr 1 duke i vënë në dispozicion modelin e shkresës për t’ia derguar IMT Bashkia Tiranë dhe IKMT , duke u kërkuar të verifikohet ligjshmeria e disa ndërtimeve nga firma të ndryshme ndërtimi, një ndër to edhe firma “Xheluks Konstruksion”që ka ndërtuar një kompleks pallatesh me leje të dhënë nga bashkia Tiranë dhe pallatin për të cilin pretendohet se është pa leje.

Për këto veprime është vënë në dijeni edhe DVP Tiranë .

Në përgjigje të ardhur nga ana e IMT dhe IKMT, struktura të cilat kanë specialiste të fusheës për verifikimin e lejeve të ndërtimit, nuk ka patur indicie që nga ana e Postës së Policisë, Farkë, konkretisht nga specialisti i hetimit të krimeve N/Komisar Alban Ramaj të fillonte procedim penal ndaj asnjë nga firmat për të cilat ishte dërguar shkresa .

Më datë 01.05.2023 Alban Ramaj , është emëruar në një detyrë tjetër dhe nuk ka patur dijeni se çfarë ka ndodhur me pas, por më date 29.09.2022 i është komunikuar fillimi i ecurisë për shkelje të rëndë disiplinore dhe me datë 30.09.2022 i është dhënë pezullimi nga detyra, së bashku me dy ish kolegë të Postës së Policisë Farke Flamur Sula , Nazmi Karreci dhe peër shefin e Komisariatit Nr.1

Mos vallë kanë bërë gabim që kanëe derguar shkresën për verifikim institucionit të Bashkisë Tirane , IKMT, apo Drejtorisë Vendore te Policisë!" - përfundon Topalli./ Alfapress.al

Farkë/ Pezullimet e policëve për ndërtimet, të

Farkë/ Pezullimet e policëve për ndërtimet, të

Farkë/ Pezullimet e policëve për ndërtimet, të

 

ide