Pezullimi nga detyra i drejtorit të Përgjithshëm të AMP-së, Gjykata e Beratit shpall moskompetencën për Florian Sulejmanin, ia kalon çështjen Tiranës
Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së Florian Sulejmani u paraqit ditën e sotme në Gjykatën e Beratit për verifikimin e masës së “Pezullimit nga Detyra”.
Gjykata e Beratit kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë së Beratit për pezullimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, pasi është nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me procedurën e ndjekur në transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore, që dyshohet se është kryer në kundërshtim me legjislacionin përkatës.
Sipas prokurorisë, çështja penale në ngarkim të Florian Sulejmanit ka të bëjë me transferimin e vartësve të tij.
Ndërkohë gjatë seanës së sotme, gjyqtari Ilirjan Hysi, pasi qëndroi rreth 1 orë në Dhomën e Këshillimit, vendosi vazhimin e masës së pezullimit nga detyra të kreut të AMP-së.
Gjithashtu ka shpallur moskompetencë territoriale, duke ja kaluar çështjen Gjykatës së Tiranës.
Bazuar në nenet 228, 229, 242, 248 të Kodit të Procedurës Penale dhe neni 248 i Kodit Penal,
U shpall në Berat, datë 21.04.2025!
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

