Piantedosi: 40 të huaj të paligjshëm do të transferohen së shpejti në Shqipëri

Pritet shumë shpejt transferimi i 40 të huajve të parë të paligjshëm drejt Shqipërisë, tha sot ministri i Brendshëm italian, Matteo Piatendosi.
”Me protokollin e bashkëpunimit Itali-Shqipëri po shqyrtojmë mënyra të reja për të menaxhuar fenomenin migrator dhe kemi besim te vendimet, së shpejti, e Gjykatës Evropiane së Drejtësisë për çështje që në të vërtetë, tashmë na duken të qarta, deklaroi Piantedosi.
”Ndërkohë, ne do të përdorim strukturat shqiptare si qendra paraburgimi për riatdhesimin e emigrantëve, të cilëve tashmë u është dhënë urdhër dëbimi’’, shtoi ai.
”Pritet shumë shpejt transferimi i 40 të huajve të parë të paligjshëm, me qëllim largimin e mëpasshëm të tyre në vendet e origjinës”, theksoi Piantedosi, me rastin e festimeve të 173-vjetorit të themelimit të Policisë italiane të Shtetit, në prani të kryeministres, Giorgia Meloni.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




