Plagosi me armë në këmbë një shtetas te Rruga e Dibrës, identifikohet dhe shpallet në kërkim 32-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës, ku një shtetas është plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 32-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. I plagosuri, një 29-vjeçar, është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet për kapjen e autorit vijojnë me intensitet. Autori i plagosjes është shtetasi Franci Canaj, ndërsa i dëmtuari Gerald Hoxha. Shkak për sherrin mësohet se ka qenë konflikti për parkimin e makinës.
Policia identifikon dhe shpall në kërkim një 32-vjeçar që plagosi me armë zjarri një shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri. Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
