Plagosi me thikë gruan/ 46-vjeçari kishte ushtruar dhunë vazhdimisht, vajza e madhe e denoncoi

Dalin detaje në lidhjen me ngjarjen e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës.
Në momentin e konfliktit mësohet se fëmijët ishin nxjerrë jashtë banesës.
Por pas ngjarjes ku mbeti e plagosur rëndë 38 vjeçarja në banesë ka hyrë vajza e madhe e tyre e cila më pas ka lajmëruar policinë.
Pas arratisjes së Aleko Myrtollarit, policia ka shoqëruar në polici vajzën pë të dëshmuar për ngjarjen, ndërsa është vënë në kërkim të autorit.
Çifti i bashkëshortëve sipas komshinjëve më hërët kishin jetuar në Tiranë dhe vetëm një muaj kanë që janë vendosur në Korçë në banesë me qira, ndërkohë bëhet me dije se origjina e tyre është nga fshati Porodinë.
Gjithmonë sipas dëshmive të komshinjëve jashtë kamerave, Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes, pasi njihej si një person që konsumonte alkool.
46 vjeçari shkonte për punë sezonale në Gjermani.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
