“Plas” grushti, 20-vjeçari rreh xhaxhain në Tiranë

8 Mars 2023, 10:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Plas” grushti, 20-vjeçari rreh xhaxhain në Tiranë

Një 20-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës për dhunë në familje. Sipas informacioneve, ai dyshohet se ka dhunuar me grushte xhaxhain e tij. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për të zbardhur motivet e sherrit mes tyre.

Njoftimi i Policisë: 

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin O. Zh., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, xhaxhain e tij”, njofton Policia.

 

Po ndodh...

ide