Plas keq sherri në Levan/ Motër e vëlla konfliktohen, përfshihen dhe familjarët e tjerë! 3 në pranga dhe 1 në kërkim

4 Dhjetor 2025, 09:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plas keq sherri në Levan/ Motër e vëlla konfliktohen,

Një konflikt në familje është regjistruar në Levan të Fierit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit me inicialet H. M., 42 vjeç, banues në Levan, bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 42 vjeç, djalin e tij, shtetasin A. M., 20 vjeç, si dhe shpallën në kërkim djalin tjetër, shtetasin A. M., 18 vjeç, pasi dyshohet se kanë dhunuar vëllanë e shtetases L. M., shtetasin K. O., 39 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen K. O., 35 vjeçe.

Gjithashtu, kanë dëmtuar xhamat e automjeteve në pronësi të shtetasit K. O. Punohet për kapjen e 18-vjeçarit.

 

Po ndodh...