Po planifikonin ekzekutimin e ‘Rrumit të Shijakut'/ 'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj që u morën peng

Gjatë ditës së sotme një grup kriminal është shkatërruar në qytetin e Durrësit. Në pranga janë vënë 15 persona të dyshuar për vrasje. Grupi u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj dhe pasi këta të dy kanë dëshmuar. Vëllezërit janë arrestuar, pasi dyshohet se janë pjesë e këtij grupi kriminal që po planifikonte te vriste Rumin e Shijakut.
Nga arrestimi i dy vëllezërve u zbulua se policia ka zbardhur vrasjen e kryer në Tiranë në zonën e Don Boskos të Erion Çelës. Dy vëllezërit e marrë peng dje, Indrit dhe Gentian Beqiraj, kanë bashkëpunuar me policinë dhe kanë dëshmuar. Ata kanë dhënë detaje të rëndësishme për disa atentate të kryera në Tiranë dhe Durrës. Vëllezërit Beqiraj vrojtonin ‘Rrumin e Shijakut’ për ta ekzekutuar.
Gentian dhe Indrit Beqiri u është komunikuar masa e arrestit nga policia dhe prokuroria e Durrësit pasi dyshohet se janë vrasës me pagesë dhe po planifikonin ekzekutimin e Aleksandër Lahos, (Pëllumb Muharremit)‘ që nihet se Rrumi i Shijakut’.
Vëllezërit Beqiraj kanë rrëfyer se prej ditësh kanë qenë duke ruajtur dhe kontrolluar lëvizjet e Rrumit për ta vrarë. Mesa duket janë pikasur nga njerëzit e tij, mes tyre edhe Agron Bejdolli, i cili është lidhja më e fortë e Rrumit, ndërkohë që është në kërkim nga policia deri në këto momente, dhe janë konfliktuar.
Pjesë e grupit kriminal ishte gjithashtu edhe Ilirjan Feçi, i cili akuzohet se ishte pjesë për vrasje kriminale me grupin e vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj, që tentuan të vrasin Rrumin e Shijakut, Pëllumb Muharremin. Po ashtu, emri i tij ka del edhe në dosjen Dumani, pasi është përfshirë në aktivitete kriminale me Nuredin Dumanin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





