Lajme flash

Policia greke zbulon plani e grupit mafiozit/ 20 të burgosur do të merrnin peng gardianin për tu arratisur nga burgu, mes tyre dhe shqiptarë

8 Prill 2025, 17:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia greke zbulon plani e grupit mafiozit/ 20 të burgosur do të

Një grup të burgosurish në Greqi kishin planifikuar që të arratiseshin nga burgu, duke marrë peng një punonjës të burgut. Por plani u tyre u prish pasi policia greke zbulori planet e të burgosurve në qelitë e Koridhalosit.

Siç raportojnë mediat greke, pas një operacioni policor në një ambient publik të fshehura brenda një pajisjeje elektrike, janë gjetur një pistoletë e markës “Glock” dhe një karikator me 15 gëzhoja. Gjithashtu në pranga kanë përfunduar 20 të burgosur, por identiteti i tyre nuk është bërë me dije.

Bëhet fjalë për persona me origjinë turke, shqiptare dhe greke, të cilët kishin krijuar këtë "ortakëri" me një qëllim të përbashkët; madje kishin arritur që të fusnin në burg edhe një armë zjarri. Tashmë hetimet kanë nisur për të mësuar sesi është gjetur dhe futur arma e zjarrit brenda burgut.

 

Po ndodh...