Policia kontrolle në Krujë, objektiv janë mjetet luksoze dhe të shpallurit në kërkim
17 Janar 2025, 20:35 / AKTUALITET

Policia e Krujës ka intensifikuar masat e kontrollit në akset kryesore të këtij rrethi, duke ngritur pika kontrolli të posaçme në rrugët që lidhin veriun me pjesën tjetër të vendit dhe anasjelltas.
Burime bëjnë me dije se në fokus janë kontrolli i automjeteve luksoze me xhama të errësuar, teksa synohet të identifikohen dhe të monitorohen automjete që mund të përdoren për veprimtari të dyshimta ose të paligjshme.
Kontrolli i automjeteve dhe pasagjerëve ka për qëllim identifikimin dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.
Këto kontrolle po ushtrohen pas ngjarjeve të fundit kriminale që kanë tronditur vendin.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


