Policia Rrugore Berat bën bilancin e dy javëve: 4 në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur! Ja sa shoferë u ndëshkuan

20 Maj 2025, 12:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia Rrugore Berat bën bilancin e dy javëve: 4 në pranga

Policia Rrugore ka bërë bilancin e dy javëve të fundit, sa i përket problematikave në rrugët e rrethit të Beratit.

Siç bën me dije Policia Rrugore Berat, janë arrestuar katër shoferë, nën akuzën për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Gjithashtu, janë gjobitur me dhjetëra shoferë, për parakalime të gabuara dhe të tjera shkelje.

Njoftimi i Policisë Rrugore Berat:

Policia Rrugore e Beratit vijon monitorimet me dron në të gjitha akset e qarkut, me qëllim evidentimin e mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, me qëllim parandalimin e  aksidenteve rrugore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar mjeteve të cilët qarkullojnë me xhama të riveshur duke i matur me aparatin matës, si dhe shtetasve që drejtojnë mjetin, nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 4 shtetas, për drejtim të mjetit, në ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për drejtim të mjetit, pa leje.

Më tej, gjatë kësaj periudhe:

janë ndëshkuar administrativisht 2 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit;

janë ndëshkuar 152 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

janë ndëshkuar 24 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e  rripit të sigurimit;

janë ndëshkuar 34 drejtues mjetesh, për shpejtësi mbi normat e lejuara;

janë ndëshkuar 201 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

janë ndëshkuar 24 drejtues mjetesh, për përdorimin e celularit  gjatë drejtimit të mjetit;

janë ndëshkuar 155 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.