
Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta akademikja e njohur dhe ish-zv.mininistrja e Mbrojtjes

Akademikja e njohur Arta Musaraj është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Arta Musaraj mbante titullin Prof.Dr, pasi kishte një eksperiencë të gjatë në auditorët e Universiteteve brenda dhe jashtë vendit, duke e bërë atë një ndër emrat më të njohur të botës akademike.
Me një përvojë 30-vjeçare si Profesoreshë dhe Dekane, Zëvendës Rektore dhe Rektore në Universitete publike e private shqiptare, ajo është vlerësuar me shumë tituj nga Qarku i Vlorës.
Gjithashtu, në harkun kohor të janarit deri në shtator të vitit 2013, ajo ka qenë dhe zëvendësministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa përcjell një mesazh ngushëllimi thotë se “ajo ishte pasardhëse dinjitoze e një familje vlonjate të njohur, me kontribut të çmuar në Partinë Demokratike”.
Mesazhi i Sali Berishës:
Prof.Dr Arta Musaraj mbylli sytë përgjithmonë.
Të dashur miq, intelektualja, studjuesja e shquar, zyrtarja e lartë, pedagogia e përkushtuar, demokratja e vendosur, akademikja e njohur Prof.Dr. Arta Musaraj u nda parakohe nga ne përgjithmonë.
Pasardhëse dinjitoze e një familje vlonjate të njohur, me kontribut të çmuar në Partinë Demokratike.
Prof.Dr. Arta Musaraj si pedagoge dhe Dekane, Zëvendës Rektore dhe Rektore në Universitete publike e private shqiptare, kishte një eksperiencë të gjatë në auditorët e Universiteteve brenda dhe jashtë vendit, duke e bërë atë një ndër emrat e njohur të botës akademike dhe autore tekstesh e artikujsh shkencorë dhe botuese revistash shkencore.
Gjithashtu, në harkun kohor të janarit deri në shtator të vitit 2013, ajo ka qenë dhe zëvëndës Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, detyrë të cilën e ka kryer me aftësi dhe përkushtim. Ajo është vlerësuar me shumë tituj nga Qarku i Vlorës. Arta ishte një qytetare, bashkëshorte, bijë dhe nënë shembullore.
Duke shprehur nderimin tim më të madh për kontributin e saj të çmuar, në emër të Partisë Demokratike i shpreh familjes së saj të nderuar, ngushëllimet më të ndjera dhe lutem Zotit që shiprti i mirë i Artës të gjejë paqen e merituar. Amin. #sb

Mllefi i "lexhendës" kundër Shqipërisë!
ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128