Policia shqiptare bashkëpunon me homologët e Malit të Zi, asgjësohen mijëra bimë narkotike
25 Korrik 2024, 12:59 / AKTUALITET

Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kanë zhvilluar një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar “Bjeshkët” në kufirin me Malin e Zi u bë asgjësimi i 11 358 bimëve narkotike të mbjella në tre parcela si dhe u arrestua shtetasi me iniciale M.G, 27 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë operacionit policia gjeti edhe një armë zjarri.
Në një prononcim nga Hani Hotit, zyrtarë të policisë thanë se që nga janari janë asgjësuar 229 mijë rrënjë kanabis.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

