“Politikanët shqiptarë janë të palexuar”/ Aktori kosovar bën deklaratën e fortë

24 Shkurt 2023, 12:03 / POLITIKË ALFA PRESS

“Politikanët shqiptarë janë të palexuar”/

Aktori kosovar Amond Morina, ishte i ftuar këtë të premte në emsionin Goodmornings Albanians në Euroneës, ku foli në lidhje me daljen në kinema të filmit “Adnan Kafazi”, ku ai është protagonist.

Gjatë bisedës në studio, Morina u ndal dhe te pjesëmarrja e aktorëve në politikë. Ai tha se ky kalim nga arti në parlament është absurd dhe vjen për shkak të kushteve të vështira ekonomike që kanë aktorët. Morina theksoi se parlament në në trojet ku ka shqiptarë janë të mbushur me njerëz të palexuar.

Ti mendon se janë të lexuar. Kqyrni parlamentet anembanë trojeve tona kombëtare dhe është për t’u dëshiruar. Ka aktorë në parlament dhe këtu dhe në botë.

Aktori lobon vetëm në skenë. Kalimi i aktorëve në politikë tregon për gjendjen e mjerueshme të teatrit dhe kinemasë gjithandej shqiptarëve. Ku ka nevojë një aktor i sukseshëm të merret me politikë. Është absurde, se ti nëse je aktor i sukseshëm është gjynah ta ndërpresësh karrierën. Në vend që ne ta shijojmë atë aktor për shkak të kushteve në teatër shkojnë në politikë të jetojnë më dinjitetshëm

Duhet ta kuptojnë shqiptarët që jo çdo gjë politikë. Artistët, shkrimtarët, poetët nuk duhet të merrren me politikë se janë të të gjithëve nuk duhet ta ndajnë audiencën”, tha Morina.



Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128