Portugezi Ruben Saraiva në sallën e gjyqit me anti-plumb: Sa më gjatë të qëndroj në Shqipëri, jam i rrezikuar

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me portugezin Ruben Saraiva, i cili një ditë më parë u la në burg nga Gjykata e Lezhës, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit që lamë pas në Shëngjin.
28-vjeçari i ekstraduar nga Maroku për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ka qenë i veshur me antiplumb gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij, ndërsa në deklarimet para togave të zeza ndonëse ka mohuar përfshirjen në vrasje është shprehur i frikësuar se mund t’i rrezikohej jeta gjatë qëndrimit në Shqipëri.
"Sa më gjatë të qëndroj në Shqipëri jam i rrezikuar", mësohet të ketë thënë Ruben Saraiva i cili ka refuzuar të japë dhe gjeneralitetet e plota gjatë seancës gjyqësore të ditës së martë.
Pas caktimit të masës së sigurisë arrest në burg pa afat, nën masa të rrepta sigurie, 28-vjeçari portugez u dërgua në Burgun e Reçit në Shkodër, nga ku mësohet se është hartuar një plan masash për garantimin e sigurisë së tij.
Po për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia si porositës. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





