Produkt i aktiviteteve kriminale, kush është Altin Gega që autoritetet i sekuestruan pasuritë

Autoritetet i kanë sekuestruar pasuritë Altin Gegës dhe familjarëve të tij pasi dyshohet se janë produkt i aktiviteteve kriminale.
Janë 6 prona njësi shërbimi dhe sipërfaqe toke të cilat nuk justifikohen nga familja Gega.
Në korrik të vitit të kaluar ky person u arrestua së bashku me disa persona të tjerë ku u sekuestruan rreth 1.2 kilogramë kokainë.
Madje ata tentuan t’i ikin policisë, ndërsa më pas blutë u përplasen edhe me gazetarët, të cilin ishin duke xhiruar këtë aksion.
Ka dyshime të forta se ky shtetas, ka pasur lidhje me grupe kriminale në Tiranë, i fokusuar kryesisht në shpërndarjen e drogave dhe transportin e kanabisit e kokainës.
Nga informacionet e marra në rrugë operative, Gega e ka ushtruar këtë aktivitet në fushën e shitjes së kokainës, edhe jashtë Shqipërisë, si në Itali, Holandë, por më i fokusuar dhe në mënyrë më intensive në Gjermani.
Paraprakisht nga informacionet e mbledhura në rrugë operative si dhe pas një pune të gjatë, janë identifikuar pasuritë familjare, të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomikedhe dyshohet se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria e tij kriminale.
Deri në fund të hetimit këto prona nuk mund të tjetërsohen dhe Altin Gega duhet t’i justifikojë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
