Kush ishte gazetari Kastriot Myftaraj që ndërroi jetë ditën e sotme

Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.
Ngjarja është parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte.
Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.
Dyshimet janë se Myftaraj e ka ndërmarrë aktin në kushte të rënduara psikologjike.
Kjo pasi prej pak kohësh, ai ishte diagnostikuar me kancer dhe me sa duket kjo ka sjellë dhe rëndimin e gjendjes psikologjike.
Kush ishte Kastriot Myftaraj
Myftaraj ka qenë publicist dhe analist në median shqiptare.
Myftaraj lindi në Korçë në vitin 1966, teksa ka punuar për një periudhë kohe si ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Korçës dhe pas rënies së regjimit komunist në disa të përditshme në Tiranë, duke filluar që nga gazeta “55”, “Rilindja Demokratike”, gazeta “Sot”.
Pas shpërnguljes në Tiranë, ai ka botuar edhe disa libra.
Kastriot Myftaraj ka qenë pjesë e disa ekraneve shqiptare.
Për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e emisionit të Arian Çanit në “TV Klan”, ndërsa së fundi prej disa vitesh ishte pjesë e ekranit të “Ora Neës”, me emisionin e tij “Iu flet Moska”.
Në maj 2017 ai u arrestua nga policia e Tiranës me akuzën ‘Thirrje për vepra të dhunshme në kundërshtim me Kushtetutën’.
Ai ndërkohë ka qenë dhe një kundërshtar i ashpër i fesë islame dhe disa herë ka deklaruar se dhe është kërcënuar për shkrimet e tij të ashpra kundër Kuranit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
