Prokurorët e SPAK paraqitën prova të reja kundër Erion Veliaj, Klodiana Lala: Pozita e kryebashkiakut mund të rëndohet

11 Mars 2025, 18:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Prokurorët e SPAK paraqitën prova të reja kundër Erion

Vendimi i Apelit të Posaçëm për Erion Veliajn u shty për nesër (12 mars) pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura kundër kryebashkiakut të Tiranës nga prokurorët e çështjes së tij, Ols Dado dhe Altin Dumani.

Sipas gazetares Klodiana Lala, pozitat e Veliajt, i cili kërkon lirinë, mund të rëndohen me paraqitjen e provave të reja.

“Veliaj kundërshton masën e sigurisë duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushte dhe kritere të prishë provat dhe do të ndihet i lirë për të shkuar në punë.

Fakti që SPAK ka sjellë prova të reja, kjo mesa duket e rëndon deri diku pozitën e Veliajt, i cili ka diskutuar deri më tani mbi bazën e provave që kanë patur në dispozicion”, tha ajo.

Kujtojmë se në seancën e sotme, Veliaj nuk ka parashtruar agrumentet e tij para togave të zeza.

 

Po ndodh...