
Sherri mes gjimnazistëve pranë shkollës ‘Sami Frashëri’, procedohen në gjendje të lirë 6 persona

11 Mars 2025, 17:34 / AKTUALITET
Pas sherrit masiv mes adoleshentëve pranë gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë, policia ka proceduar penalisht 6 persona.
Mes 6 të procedurave janë edhe 3 të mitur të moshës 17-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj, 18 vjeç, J. H, 18 vjeç, D. H, 22 vjeç dhe 3 shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ditën e djeshme në Rrugën e Barrikadave janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin”, njofton policia.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
Nga Preç Zogaj

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128