Protesta në Bërxullë/ Tensione mes banorëve dhe policisë, të pranishëm edhe fëmijë
Banorët e Bërxullës po protestojnë sërish, ata prej muajësh kërkojnë shpronësimin e drejtë sipas tyre të pronave që preken nga projekti i aksit Thumanë-Kashar.
Këtë herë ata bllokuan rrugën së bashku me fëmijët e tyre.
Sakaq efektivët e policisë kanë rrethuar banorët ndërsa u kanë kërkuar që të lirojnë rrugën vazhdimisht, edhe pse ata kanë refuzuar kategorikisht.
“Këtë projekt rruge nuk e ka as AZHK as ARRSH, ato i hedhin topin njëra-tjetrës. Ku duhet të shkoj unë të kërkoj, rruga është pa projekt. Aktualisht që flasim është muaji i 6-të i protestës. Nuk është caktuar asgjë. Ne po sillemi njerëzisht dhe me edukatë në protestën tonë, ndërsa shteti bën sehir. Pse u ndryshua VKM për portin e Durrësit, për banorët e Bërxullës nuk ndryshon?
Do ta bllokojmë gjithë aksin, le të kalojnë nga Vora njerëzit. Ku del ky çmim 4 euro për tokën, kontrata e fundit ka qenë 52 euro për metër, e thotë ligji, nuk kam pse t’i drejtohem gjyqit. Shteti ka gjithë mundësinë ta zgjidhë këtë dhe nuk lëviz. Është çmenduri, nuk mund ta lejojmë. Ne do e përshkallëzojmë protestën çdo ditë, jo një herë në javë” deklaroi një prej banorëve.
“Nuk do lejojmë asnjë fadromë që të vijë në tokët tona. Shteti nuk do t’ia dojë për ne që kemi 6 muaj në rrugë. Kemi kaq kohë që nuk na zë gjumi natën. Na është sosur durimi, nuk vjen as ministria e Bujqësisë, as e Infrastrukturës, as Belinda nuk vjen të pyesë”, u shpreh një prej protestueseve.
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128