Protesta për UÇK-në, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skëndërbej’
17 Tetor 2025, 16:06 / AKTUALITET

Sheshi “Skënderbej” në kryeqytet është mbushur sot me qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët po marrin pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë.
Në mesin e protestuesve janë edhe dhjetëra studentë nga Kosova, të cilët mbajnë pankarta dhe flamuj kuqezi e të UÇK-së, duke brohoritur: “O Hashim, ti ku je, krejt studentët këtu i ke” dhe “Faleminderit Shqipëri”.
Protesta, e organizuar nga veteranët e UÇK-së me moton “Liria ka emër”, pritet të nisë zyrtarisht në orën 17:00.
Që prej mesditës, shumë qytetarë janë parë duke bërë foto para bustit të Skënderbeut.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128