Protestuan në Hotolisht për ruajtjen e qendrës historike nga zgjerimi i rrugës Librazhd-Prrenjas, policia procedon penalisht 10 persona
22 Prill 2025, 15:44 / AKTUALITET

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: -F. A., 58 vjeç, A. D., 47 vjeç F. Ç., 52 vjeç, K. A., 36 vjeç, S. H., 34 vjeç, E. A., 28 vjeç, F. H., 46 vjeç, M. Ç., 60 vjeç, M. Ç. 30 vjeç dhe A. A., 41 vjeç.
Kjo pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, kanë bllokuar për disa minuta lëvizjen e mjeteve në këtë aks, me pretendimin se rruga që po ndërtohet aty, kalon në fshatin Hotolisht dhe rrezikon banesat e banorëve të fshatit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




