“Pse bëni zhurmë në lokal?”/ Me sy të nxirë e hundë të fashuar, dhunohet personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini dhe babai i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë, ku janë dhunuar personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij, Paqësor Hajdini.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, në ambientet e një lokali që ndodhet në zonën e “Rrugës Bardhyl”.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, por mësohet se të dy janë sulmuar fizikisht nga persona ende të paidentifikuar.
Personat i janë drejtuar duke i thënë “pse bëni zhurmë në lokal?” dhe më pas i kanë rrahur.
“Jam të Trauma, u zumë sot. Na rrafi njëri na bëri peshk fare. Ishte i fortë i dheut. Si Muji dhe Halili, por fajin e kishte baba çik, se kishte fol, foli me zë të lartë. Por edhe ai e krujti vetë, i ra babës me grusht. Kur shkova unë me taksi, më ra dhe mua. Padi direkte në komisariat”, tregon vetë Genardi ne nje video te publikuar ne rrjetet sociale, nga Spitali i Traumes, ku po merr trajtim.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha veprimet procedurale. Burimet bëjnë me dije se janë marrë kallëzimet nga të dëmtuarit dhe po vijojnë hetimet për të identifikuar dhe ndaluar autorët e sulmit.
Policia e Tiranës është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit pas ngjarjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


