Pse nuk u hakerua dot kompjuteri i Altin Dumanit? Karamuço shpjegon arsyet

3 Prill 2025, 22:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pse nuk u hakerua dot kompjuteri i Altin Dumanit? Karamuço shpjegon

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka folur rreth sulmit kibernetik ndaj e-maileve të prokurorëve të SPAK të ndodhur më 12 mars.

Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, Arnold Rrokaj, i dyshuar për realizimin e ndërhyrjes dhe Zambak Gjoni, i dyshuar për shpërndarjen e informacionit të vjedhur, por sipas Karamuços, këta nuk janë personat e vetëm të përfshirë në krim.

Ai tha se janë tentuar të hakohen të gjithë kompjuterat e prokurorëve të SPAK, por vetëm tre janë arritur, pasi kompjuteri i Altin Dumanit dhe të tjerë kanë pasur nivel më të lartë të mbrojtjes.

“Tentativa është bërë për të gjithë kompjuterat për të gjithë prokurorët e SPAK, por ia kanë dalë vetëm me tre kompjutera. Ndërkohë kompjuterat e tjerë kanë pasur një nivel më të lartë të mbrojtjes, prokurorët kanë qenë më të kujdesshëm, kanë ndryshuar paswordet dhe kanë pasur survejmin e personelit mbështetës të IT. Sistemi i brendshëm i teknologjisë që ata kanë që përfshijnë laboratorët dhe të dhënat e tjera kriminalistike, janë të gjitha në një sistem të pavarur dhe shumë të mbrojtur dhe kjo ka qenë suksesi i madh që nuk janë marr edhe këto.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128