Punëtori humbi shikimin në njërin sy gjatë punës te kompania “BanaKing” e Trifon Muratajt! Si u tentua të mbahej e fshehur ngjarja

24 Shkurt 2025, 18:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Punëtori humbi shikimin në njërin sy gjatë punës te

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në kompaninë Banaking, te Porti i Durrësit, ku një punëtor u dëmtua rëndë në sy gjatë punës.

Mësohet se 48 vjeç është dëmtuar rëndë teksa po hapte arkat e bananeve në kontejner. Ai ka goditur syrin me bisturi duke humbur kështu shikimin në njërin sy.

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim administratori i kompanisë, Trifon Murataj.

LEXO EDHE: Shpallet në kërkim administratori i “BanaKing”, Trifon Murataj! Policia zbulon ngjarjen e rëndë

Ngjarja ka ndodhur në datën 19 shkurt, por për 5 ditë me radhë kompania ka mbajtur të fshehtë incidentin.

Në deklaratën para policisë, drejtuesit e kompanisë kanë bërë të ditur se “punonjësi nuk ka njoftuar” dhe se “ishte larguar me një koleg në klinikë private”.

Por klinika nuk ka pranuar ta trajtojë 48-vjeçarin i cili më pas i është drejtuar spitalit shtetëror të Durrësit ku edhe më pas është njoftuar policia për ngjarjen, duke nisur më pas hetimet për rrethanat.

Edhe pse është dërguar me urgjencë në spital, punëtori e ka humbur shikimin, ndërkohë që kompania ka marrë gjobë të lartë nga Inspektorati i Punës, për shkak se ishte punësuar pa dokumentin përkatës.

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për dëmtimin e një shtetasi në vendin e punës, bëjmë me dije se:

Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës.

Për këtë rast, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve përgjegjës.

Materialet procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar në Prokurorinë e Durrësit, më datë 18.02.2025.

Në vijim të veprimeve, më datë 18.02.2025, është shpallur në kërkim shtetasi T. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Trifon Murataj në kërkim edhe për kokainën në banane

Trifon Murataj ndodhet në kërkim edhe për kapjen në vitin 2022 të një sasie prej rreth 33 kilogramë kokaine në portin e Durrësit, e fshehur mes arkave me banane që vinin nga Ekuadori.

Pas zbulimit të kokainës, tre persona përfunduan në pranga, dy prej të cilëve punonjës të portit të Durrësit nga ku kaloi ngarkesa me kokainë.

Trifon Murataj, nga arratia mohoi të kishte lidhje me kokainën e gjetur mes bananeve. Ai  jeton në Shtetet e Bashkuara dhe drejton prej atje kompaninë e importit dhe tregtimit të bananeve të njohura në treg si “Banka King”.

 

Po ndodh...